Programi per ne THETH Nisja nga Tirana .
Guida per ne Theth behet cdo fundjave .
Ne Guiden tone jane te perfshira duke filluar nga Transporti, Ushqimi Mengjezi ,Dreka,Darka, Fjetja, Guida neper male dhe ne historine e saj te ndjekur dhe nga vete Edit Durham , duke ju shoqeruar guida jone , qe njeh mire zonen. Menuja e ushqimit eshte TRADICIONALE . Nisja behet ne mengjes heret nga Tirana ora 6.00 gjate rruges do te bejme disa ndalesa ne vajtje. Qendrimi do te behet ne Hanet e zones.
Programi i Guides
Dita e pare.
Nisja nga Tirana ne oren 6.00 per ne Shkoder. Ne Shkoder do te pime nje kafe.
Me pas do te vazhdojme rrugen per ne Theth. Pas mberitjes do akomodohemi ne dhomat tona ,do te clodhemi pak dhe me pas do te nisemi ne kembe per do te shkojme te shohim, kanionin e Grunasit, ujvaren e Grunasit . Me pas do I drejtohemi fshatit te Thethit per te pare muzeun etnografik dhe kishen e Thethit (e gjithe ecja do te jete rreth 1h), Gjate vizites jeni te lutur te beni pyetje persa u perket histories se secilesprej ketyre vendeve ne kullen e Ngujimit ose Gjygjesimit, shtepine etnografike . Ushqimi do te jete tradicional sipas zones. Pas darke duke pasur parasysh se ndodhemi ne nje zone te izoluar. Mund te bejme disa lojra, si domino, letra ose ide te tjera sipas deshires se grupit.
Dita e dyte.
Pas nje mengjesi tipik fshati nen rrezet e para te diellit behemi gati te nisemi per te vajtur
ne Nderlysa e gjithe rruga do te pershkohet pergjate lumit te Karpese, do te shkojme te shohim disa vaska natyrale te formuara nga lumi i Kaprese ku do te bejme edhe nje ndalese si dhe mund te bejme dhe plazh per ata qe deshirojne . Me pas do ti drejtohemi destinacionit te fundit dhe me i bukuri ne zone ai i Syrit te Kalter Pas plazhit do te drejtohemi per ne fshat ku do te bejme dhe njohjen me te, do te shkojme te hame dreken. Kthim ne shtepine pritese ku do te hame dhe dreken. Pas drekes do te marrim rrugen e kthimit per ne Shkoder Mberritja ne Tirane rreth ores 21.00. Keshilla:
Ju keshillojme qe per nje guid te tille duhet te marrim veshje sportive ,atlete , duke pasur parasysh qe e gjithe guida behet ne zone te veshtir malore dhe duke mos harruar nje xhakete ose dicka tjeter per ne darke pasi eshte me fresk ,aparat fotografik, kapele , nje cante te vogel , nje shishe uji per rruges.
JU FALEMINDERIT